“Çmenden” shqiptarët, i dërgojnë Luizit në BBV një helikopter, Vëllai i Madh shkëput transmetimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 19:00
Pas prime-t të djeshëm të “Big Brother” ku shëndet i Luizit u vë në diskutim rrjeti është “ngritur në këmbë”.
Shumë pretendojnë se Luizi nuk po lejohet nga produksioni të thotë të vërtetën.
Ndërkohë pak minuta më parë në shtëpinë e “Big Brother” ka mbërritur helikopter në mbështetje të këngëtarit, por “Big Brother” ka izoluar menjëherë banorët dhe ka ndërprerë transmetimin.
Këtë vit është bërë lajmërimi se në shtëpinë e famshme nuk do të lejohen drona dhe parashuta, por një javë më parë një i tillë iu dërgua Kiara Titos.

