Raporti paraprak për vetëvrasjen e senatorit italian: U hodh nga dritarja e zyrës në katin e katërt
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 16:44
Dalin detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e senatorit italian të Partisë Demokratike Bruno Astorre, 60 vjeç.
Sipas raportit paraprak të policisë, senatori demokrat është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katërt i zyrës në Pallatin Cencin të Senatit.
Trupi është gjetur në oborrin e brendshëm të ndërtesës.
Policia shkencore ndodhet ende në vendngjarje.
Mesazhe ngushëllimi janë shpërndarë gjatë kësaj dite nga parlamentarë, politikanë të të gjitha forcave politike e nga kryeministrja Giorgia Meloni.
