A po hakmerren mullahët për protestat? Qindra nxënëse të helmuara në Iran
“Vajza ime u helmua në shkollë javën e kaluar”.
Kështu thotë një grua iraniane që dëshiron të mbetet anonime për kanalin amerikan të lajmeve CNN.
Fëmija i saj kishte të përziera, mezi merrte frymë dhe nuk kishte asnjë ndjenjë në këmbën e majtë.
Dhe tani ajo ka probleme edhe me këmbën e majtë dhe nuk mund të ecë më mirë.
“Kemi kaluar dy ditë në një spital në provincën e Qomit".
Nuk është incidenti i parë i këtij lloji.
Sipas raportimeve të ndryshme në media, qindra nxënëse janë helmuar gjatë muajve të fundit.
Ato vuanin nga marrje mendsh, të përziera dhe gulçim. Rasti i parë u bë publik nëntorin e kaluar, 18 nxënës të shkollave të mesme nga Qom u desh të shtroheshin në spital.
Skenari u përsërit më 14 shkurt, ku njëqind nxënëse nga gjithsej 13 shkolla kërkuan trajtim mjekësor.
Sulme me helm dhe në kryeqytet
Ndërkohë, vala e helmimeve mesa duket ka mbërritur edhe në kryeqytetin iranian Teheran.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, 35 vajza u desh të dërgoheshin në spital këtë herë.
Mediat shtetërore kanë raportuar gjithashtu helmime në qytetin e Borujerd dhe në provincat Chahar Mahal dhe Bakhtiari.
Ministri iranian i Shëndetësisë Bahram Eynollahi tha në lajmet shtetërore se ishin kryer hetime, por nuk mund të gjendej asgjë serioze.
Megjithatë, zëvendësi i tij Younes Panahi u citua nga agjencia iraniane e lajmeve “IRNA” të ketë thënë:
“Është e qartë se njerëzit donin të mbyllnin veçanërisht shkollat e vajzave".
Më pas ai e tërhoqi deklaratën.
Shumë besojnë se helmimet janë një lloj hakmarrjeje pas protestave "Gratë, Jeta, Liria" në vend.
Të rejat në veçanti kanë bërë thirrje për rënien e regjimit sepse liria e tyre është e kufizuar rëndë.
Ato lejohen të dalin nga shtëpia vetëm të mbuluara.
Mohammad Habibi, zëdhënësi i shoqatës profesionale iraniane të mësuesve, thotë në rrjetet sociale për shembull, se qeveria dëshiron të relativizojë lëshimet që bëri pas demonstratave.
Konkretisht, nënkuptohet një lirim i kodit të veshjes.
Reagimet ndërkombëtare tregojnë shqetësim dhe hutim.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price thotë: "Është e neveritshme të helmosh vajzat që thjesht duan të mësojnë".
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria iraniane rreth Presidentit Ebrahim Raisi për incidentet.

