Scholz Takimi kokë më kokë me Biden për shqetësimin global

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin amerikan Joe Biden në një kohë që Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën në Ukrainë.

Këtë të premte do të zhvillohet takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit Joe Biden. Takimi në shtëpinë e bardhë do të mbahet në kohën kur të dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Një veprim i tillë nga Kina mund të ndryshojë trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të armatimeve.

Vizita e Scholz përshkruhet si një vizitë e vërtetë pune midis dy liderëve, ku do të zhvillohet një takim kokë më kokë pa praninë e asnjë personi tjetër përveç Biden dhe Scholz.

Sipas kancelarit, situata e krijuar është globale ku gjërat janë bërë shumë të vështira. Sipas tij hidhet poshtë çdo marrëveshje midis aleatëve.

SHBA dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Gjermanisë, Scholz  i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe për të mos furnizuar me armë Rusisë.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, dhe kombet evropiane, në përgjithësi, kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit.

Ndërkohë një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan gjatë samitit të G20-s për tri pikat kryesore, që SHBA-ja do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet për t'i dhënë fund luftës, se Rusia duhet ta ndryshojë vendimin e saj pas pezullimit të pjesëmarrjes në traktatin bërthamor, dhe se Moska duhet ta lirojë të arrestuarin amerikan, Paul Whelan.