VIDEO/ Bëj 20 squats dhe merr biletën e autobusit falas, Rumania me gjetje gjeniale
Shumë vende po inkurajojnë përdorimin e transportit publik me krizën në rritje të energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
Duke ndjekur të njëjtin trend, Rumania po kombinon nevojën për një mënyrë jetese të shëndetshme duke mbështetur përdorimin e transportit publik lokal.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një grua duke bërë 20 squats para një bileterie për të marrë biletën falas.
Kabina ka një kamerë të instaluar dhe numëron çdo squat që personi kryen. Pasi ajo i përfundon të 20 squats, makineria i jep biletën e autobusit falas.
Kjo nismë është pjesë e Festivalit Sportiv.
Sipas faqes së tyre zyrtare, bileta falas njihet si bileta shëndetësore. Ata shtojnë:
"Bileta e Shëndetit, projekti sportiv kushtuar komunitetit që ishte i suksesshëm përtej pritshmërive, kthehet në Cluj-Napoca. Është faza e tretë e programit të iniciuar nga Festivali Sportiv, me mbështetjen e Bashkisë së Cluj-Napoca dhe Këshilli vendor. Udhëtarët do të mund të marrin sërish një biletë autobusi falas në këmbim të 20 squats, të kryera në maksimum dy minuta."
Bileta e Shëndetit është një projekt i fokusuar në komunitet që përdor teknologjinë dhe lëvizjen për të lidhur drejtpërdrejt aktivitetin fizik me përfitimin simbolik të marrë.
Ushtrimet e përzgjedhura janë mjaft të thjeshta për t'i kryer çdokush dhe kanë një ndikim të rëndësishëm pozitiv tek individi që përfshin lëvizjen në rutinën e tij të përditshme.
View this post on Instagram
