Përmbytjet në Australi, krokodili kafshon një adeleshent gjatë evakuimit
Një adoleshent është kafshuar nga një krokodil ndërsa po evakuohej nga përmbytjet në Territorin Verior të Australisë (NT).
Djali 17-vjeçar u kafshua "në pjesën e pasme të këmbës" ndërsa po largohej nga një komunitet i largët, tha një banor për radion ABC.
Ai u dërgua në një klinikë lokale për trajtim.
Forca e Mbrojtjes Australiane është thirrur për të ndihmuar zonat e thella të goditura nga përmbytjet pas reshjeve të mëdha.
Ministri i qeverisë së NT Chansey Paech tha se rreth 700 njerëz, përfshirë 35 me nevoja mjekësore, ishin larguar nga Kalkarindji, rreth 770 km (478 milje) në jug të Darvinit, pasi lumi Victoria shpërtheu brigjet e tij.
"Mbrojtja Australia na ka dhënë tre avionë të mëdhenj - dy C130 dhe një C27 - dhe ata po punojnë për të fluturuar të evakuuarit në Katherine," shkroi ai në Twitter, duke iu referuar një qyteti në NT.
Një zëdhënëse tha:
"Kur lumi shpërthen brigjet e tij, ata janë kudo".
Personat e evakuuar do të strehohen në një ish objekt karantine Covid, Howard Springs, dhe fëmijët do të mund të ndjekin shkollat lokale, thanë zyrtarët.
Territori shpalli një emergjencë për katër zona të largëta këtë javë pasi pjesa e sipërme e lumit Victoria arriti nivele të mëdha përmbytjesh.
Kontrolluesi i urgjencës Daniel Bacon tha se rrugët për një numër komunitetesh të largëta mbetën të prera dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg.
"Ne vazhdojmë t'u kujtojmë të gjithëve se nëse është përmbytur, harrojeni."
Byroja e Meteorologjisë tha se lumi Victoria kishte arritur një lartësi prej 14 metrash në Kalkarindji, por tani po binte.