Kievi: Nuk ka sinjale për dërgimin e armëve nga Kina në Moskë
Kreu i inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se ai "nuk ndan mendimin se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.
"Për momentin, nuk mendoj se Kina do të pajtohet me transferimin e armëve në Moskë. … Unë nuk shoh ndonjë shenjë të këtyre gjërave,” tha Budanov, sipas raporteve të mediave amerikane.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen bëri një vizitë të papritur në Kiev për të forcuar mbështetjen e administratës Biden, një javë pasi presidenti ishte në kryeqytetin ukrainas, raporton Bloomberg.
Yellen ka mbërritur fshehurazi me tren. Vizita ka për qëllim të nënvizojë angazhimin e Uashingtonit ndaj Ukrainës në nivel global dhe të demonstrojë në vend se pse vendit i duhen miliarda dollarë ndihmë joushtarake.
Si Biden ashtu edhe Yellen kanë thënë se Uashingtoni do të mbështesë Kievin "për aq kohë sa të duhet", pasi sondazhet tregojnë skepticizëm në rritje amerikan për kostot dhe disa republikanë në Kongres po bëjnë thirrje për një shqyrtim më të madh të ndihmës së SHBA.
Ndërkaq presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, ka ndaluar katër anëtarët rusë të IOC për 50 vjet, duke dekretuar se ata nuk mund të hyjnë më në Ukrainë dhe gjithashtu bllokimin e aseteve që ata zotërojnë në territorin ukrainas.
Ata janë Shamil Tarpischev, një ish-tenist, dhe olimpistja në kërcim me shtizë Yelena Isinbayeva, anëtarë të plotë, si dhe anëtarë nderi Vitaly Smirnov dhe Alexander Popov, një olimpist në not.
