Një e moshuar akuzoi të dashurin e saj 57-vjeçar se e përdhunoi

Një 57-vjeçar në Halkidiki, akuzohet nga një grua 76-vjeçare e dashura e tij, se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, brenda shtëpisë së saj në zonën e Nikitit.

Sipas të moshuarës, ngjarja ka ndodhur të hënën, por denoncimi është bërë të mërkurën. Nga konstatimet e para duket se ka bazë denoncimi i viktimës se është dhunuar, por mbetet të vërtetohet nga përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore të cilës i është dorëzuar.

Autori i dyshuar 57-vjeçar, i cili ka shqetësuar edhe më parë autoritetet sipas “Politics”, është arrestuar nga Policia e Poligyros për armëmbajtje pa leje në kuadër të procedurës automatike, ndërsa ndaj tij është ngritur një dosje për përdhunim, i cili i është përcjellë prokurorit.