Policia në Moskë arreston rusët që përkujtuan nisjen e konfliktit në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 20:50
Autoritetet ruse kanë qëndruar kryesisht të heshtura në përvjetorin e pushtimit dhe përpjekjet për të përkujtuar këtë ditë janë anuluar shpejt në Moskë.
Në kryeqytetin rus të paktën tre persona u arrestuan pasi vendosën lule në një monument të poetes së shquar ukrainase Lesya Ukrainka, tha grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info.
“Një gura ishte duke vendosur lule te monumenti, por në të njëjtin moment ajo u kap nga forcat e sigurisë dhe u hoq buqeta”, thuhet në njoftim. 15 persona të tjerë u arrestuan teksa po vendosnin lule në një monument të shkrimtarit ukrainas Taras Shevchenko në Shën Petersburg, shtoi ai.
Grupi tha se më shumë se 4,300 njerëz u arrestuan gjatë protestave në mbarë Rusinë kundër pushtimit vitin e kaluar.

