Xhaçka në Këshillin e Sigurimit: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund, dëmi i shkaktuar i pamatshëm
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Xhaçka është shprehur se lufta së shpejti duhet të marrë fund.
Olta Xhaçka: Ky është një përvjetor tragjik. Nuk ka asgjë për të festuar, përkundrazi gjithçka për të penduar. Por megjithatë, ka një gjë thelbësore për t'u vënë në dukje dhe për të mos harruar kurrë: nga një luftë katastrofike dhe pasojat e saj të tmerrshme, ne kemi parë një botë jashtëzakonisht të bashkuar në dënimin e një lufte, në refuzimin e aneksimit territorial me forcë, në respektimin e ligjit ndërkombëtar, dhe duke mbrojtur Kartën e OKB-së.Një vit më parë, trupat ruse vrapuan përtej kufijve të Ukrainës dhe raketat ruse mbushën qiellin e saj, duke ndezur luftën brutale që vazhdon deri në këtë orë. Ajo që Rusia filloi pikërisht në këtë ditë të vitit të kaluar ka qenë katastrofike për Ukrainën, shkatërruese për Evropën, formësuese e historisë për botën.
"Mijëra civilë kanë humbur jetën; miliona fëmijë kanë humbur shkollat e tyre; njerëz të panumërt kanë humbur shtëpitë e tyre; miliona të tjerë janë zhvendosur dhe dëmi në infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës është thjesht i pamatshëm. Miliona në mbarë botën, veçanërisht më të varfërit dhe më të cenuarit, kanë vuajtur shumë për shkak të efekteve globale, veçanërisht të rritjes së krizës ushqimore."
