Malatia e rrënuar, Gurra: Na dha çaj babai që kishte humbur djalin 24-vjeçar, e tjetri që kishte humbur 11 familjar
Shqiptarët janë sensibilizuar me dhimbjen e popullit turk pas tërmeteve të 6 shkurtit. Besimtarët mysliman janë angazguar në mbledhjen e ndihmave.
Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës i cili ishte në Turqi në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Sonila Musai tregoi për vizitën e tij në Malatia ku tha se dhe pse kishin kaluar tragjedi të mëdha, njerëzit përpiqeshin ti falenderonin.
Ylli Gurra: Në disa raste kur kemi hyrë në çadra punonjësit e bashkisë bënin prezantimin dhe tregonin që ju kemi sjellë diçka. Ata bënin lutjet e tyre dhe përveç kësaj të thonin nuk do dilni nga çadra pa pirë një çaj. Këtë na e thonte dikush që kishte humbur djalin polic në moshë 24 vjeçare apo dikush tjetër që kishte humbur 11 persona nga rrethi i saj famijar. Ishte dhimbje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
