Ndërron jetë gazetari i njohur Maurizio Costanzo, bashkëshorti i prezantueses Maria De Filipi

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur Maurizio Costanzo, autor programesh, shkrimtar, skenarist, i konsideruar mbreti i talk show italiane.

Maurizio Costanzo bashkëshort i prezantueses së njohur Maria De Filipi me të cilën jetonte prej 1995, ka një karrierë të suksesshme televizive duke realizuar me dhjetëra programe që kanë bërë historinë e televizionit italiane e grupit Mediaset si Buona Domenica, Maurizio Costanzo Shoë, Bontà loro, Seguiranno Acquario, Grand'Italia, Fascination, La strategia della tartaruga (2009), Sipario! 50 vjet teatër, Storia e testi (2015), Vi racconto l'Isis (2016) e Smemorabilia e shumë të tjerë.

Ai është autor i disa librave e teksteve teatrale të suksesshme.

I lindur në Romë, Maurizio Costanzo  qysh herët në moshën 18-vjeçe, më vitin 1956 nis karrierën e tij si gazetar kronist në gazetën lokale "Paese sera",  më pas si autor emisionesh radiofonike e televizive.

Më 1960 bëhet kryeredaktor i revistës "GRAZIA", e më 1963 nis punën në RAI në sektorin e spektakleve dhe si autor radiofonik.

Suksesi e çon më 1997 të emërohet Drejtor i Canale 5 në Mediaset e më 1999 President i Grupit kryesor Mediatrade, të Mediaset.

Ka bashkëpunuar me gazetat më të mira italiane si editorialist e autor rubrikash e ka nënshkruar tekste të këngëve të sukseshme që kanë mbërritur në Festivalin e muzikës në Sanremo.

Në programet e tij televizive janë zbuluar shumë talente të botës kinematografike e televizive italiane.

Në Teatrin Parioli të Romës me rolin e Drejtorit Artistik ai realizon sallonin mediatik Maurizio Costanzo Show një sallon mediatike influecues në botën mediatike e politike italiane.

Më 14 maj 1993 kundër tij realizohet një atentat mafioz. Një automjet shpërthen në hyrje të teatrit Parioli, e për fat nuk pati viktima, por u plagosën 24 persona. Gazetari e bashkëshortja e tij shpëtoinë mrekullisht. Ky atentat ndodhi në një kohë kur Italia ishte përfshirë nga një klimë dhune mafioze e në sallonin e teatrit që ai drejtonte mikpriteshin shpesh sipërmarrës që ishin kundër fajdeve e dhunës së mafies

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur sot keqardhjen për këtë humbje dhe e konsideron gazetarin e madh "ikonë të gazetarisë e televizionit italian, që ka përcjellë në shtëpitë e italianëve kulturën, simpatinë, inteligjencën e që ka ditur të rrëfej vitet e vështira me kurajo e profesionalitet."

Ish kryeministri Giuseppe Conte, lider i Lëvizjes 5 Yje e quan Maurizio Constanzon "një revoluconar të botës së komunikimit e të televizionit italian me një impenjim civil për të sfiduar të gjitha mafiet".

Për historianin e Artit, e njëherësh nënsekretar i shtetit për kulturën Vittori Sgarbi, "Maurizio Costanza ishte shpikësi i televizionit italian, babai i të gjithëve."

Ndaj largimit nga jeta të Maurizio Costanzo, kanë shprehur sot keqardhjen e vlerësimin e tyre mjaft njerëz të artit, kulturës e medias italiane.

Varrimi të hënën ora 15.00 në Kishën e artistëve në Romë e nesër e të dielën do të mbahen homazhe publike në selinë e Bashkisë.