Sfera metalike hiqet nga plazhi në Japoni, por ende mister nga erdhi
Autoritetet kanë hequr sferen e madhe metalike që u gjet në një plazh në Japoni, por ende nuk ka një përgjigje të qartë se çfarë është dhe si arriti atje.
Pasi u siguruan se nuk ishte i rrezikshëm ose nuk do të shpërthente, autoritetet në Hamamatsu e hoqën topin gjigand me makineri të rënda. Siç u bë e ditur, sfera do të ruhet për një periudhë kohe dhe më pas do të shkatërrohet.
Megjithatë, pyetja se çfarë është ky objekt nuk ka përgjigje, të paktën zyrtarisht, në një kohë kur autoritetet nuk po japin përgjigje të qarta.
Pra, teoritë japin dhe marrin, nga seriozja dhe e mundshme (buaja speciale), te fantazuesja (veza e Godzillës). Mirëpo, nuk është minierë e Luftës së Dytë Botërore, sepse zakonisht mbanin “gjemba”.
A mysterious metal ball spotted on a beach in Hamamatsu City this week prompted local police to scramble the bomb squad. A careful examination revealed it is not a threat -- but shed no light on what it actually is. pic.twitter.com/ytClWsP0bw
— NHK WORLD News (@NHKWORLD_News) February 21, 2023