Solidarizim kundër luftës! Kulla Eifel ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 20:48
Kulla Eifel është ndezur sonte me ngjyrat e flamurit ukrainas, duke u solidarizuar në kuadër të 1-vjetorit të luftës që ka nisur në Ukrainë.
Qëllimi është të konfirmohet “mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha një zëdhënës i autoritetit komunal të Parisit.
Monumenti ikonë i Parisit do të qëndrojë i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës deri të dielën.
???????? La tour Eiffel s'illumine aux couleurs de l'Ukraine, un an après le début de l'invasion russe pic.twitter.com/TB3f70lMcF
— BFMTV (@BFMTV) February 23, 2023

