Përmbytje në brazil, mbi 40 viktima, dhjetëra të zhdukur në São Paulo

Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën e me dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur, pas përmbytjeve masive në Brazil. Reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje të dheut në qytetet përgjatë bregdetit, duke rrezikuar me qindra familje ndërkohë që shumë rrugë janë bllokuar.

Brazili po përballet me përmbytje të mëdha.

Autoritet njoftuan për të paktën 48 viktima, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar

Aktualisht po kërkojmë për 38 personave të zhdukur," u tha gazetarëve guvernatori Tarcísio de Freitas.

Shirat e dendur shkatërruan zonat bregdetare, ku në Sao Paulo uji vërshoi brenda nëpër shtëpi dhe përmbyti rrugët.

Akset kryesore si autostrada Mogi-Bertioga dhe Rio-Santos u bllokuan gjithashtu, ndërsa qytetet të tjera të prekuranga janë Ilhabela, Caraguatatuba, Bertioga dhe Ubatuba.

Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe ndërtimit me cilësi të dobët, 1 800 persona mbetën të pastrehë, të cilët përkohësiht u vendosën shkolla, kopshte e kisha.

Përvec zjarrëfikësve dhe policisë, në ndihmë të ekipeve janë edhe angazhuar edhe vullnetarë.