Në moshën 70-vjeçare, ai e gjeti përsëri besimin e tij dhe u bë prift në Meksikë
Nga një avokat i suksesshëm në Itali në një prift në një provincë të largët të Meksikës.
Kjo është historia e Carlo dei Lazzaretti, i cili në moshën 70-vjeçare vendosi të ndryshojë tërësisht jetën e tij të përditshme si pensionist, i ve, baba i tre fëmijëve dhe gjysh i 5 nipërve dhe mbesave, duke lënë vendlindjen e tij Lecce për të marrë zotimet e tij më 10 shkurt në një ceremoni e drejtuar në katedralen e Puebla nga Kryepeshkopi Victor Sanchez Espinosa.
"Historia e tij është një dëshmi e jetës, e konvertimit dhe e besimit. Një rrugë e nisjes në besimin e krishterë që rrjedh nga një thirrje", tha kryepeshkopi gjatë ceremonisë së shugurimit.
Besimi i tij u trondit, tregon vetë Carlo, nga vdekja e gruas së tij 32 vjet më parë.
Ngjarje e cila, pas një periudhe fillestare rebelimi kundër besimit, e shtyu atë të linte profesionin dhe të udhëtonte deri në Meksikë, duke i dhënë një profesion që, siç thotë ai, "kishte qenë gjithmonë i pranishëm".
