VIDEO/ Burri 114 kg këput këmbën përgjysmë gjatë hedhjes në trampolinë
Një burrë "këputi" këmbën e tij përgjysmë pasi po kërcente në një park lodrash.
Burrit me peshë 114 kg i shkoi këmba keq për një moment dhe iu përthye nga pesha e rëndë.
Ryan Schelin, nga Rathdrum, Idaho, i kishte çuar fëmijët e tij në parkun e trampolinës DEFY Boise në Nampa, kur ai sfidoi veten të kërcente aq lart sa të prekte majën e një muri 12 metra.
Pamjet tregojnë se 30-vjeçari duke buzëqeshur ngre duart, teksa arrin qëllimin e tij.
Megjithatë, ai 'humb përqendrimin' dhe ulet me gjithë peshën e tij në këmbën e tij të djathtë - duke bërë që ajo të 'përkulet' nga presioni dhe 'të këputet' me një kërcitje të fortë.
Babai i tre fëmijëve thotë se aksidenti e la atë në gjendje të 'paloste këmbën në gjysmë' dhe të shihte kockat që i dilnin nga mishi.
Ai u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni ku u fut një shufër metalike për të mbajtur dy kockat e thyera së bashku për pjesën tjetër të jetës së tij.
Gruaja e Ryan, Shandra Schelin, 30 vjeç, e ka ndaluar atë dhe tre fëmijët e tyre që të luajnë përsëri në një trampolinë.
