Akuza ndaj Rusisë në OKB, António Guterres: Sulmi në Ukrainë fyerje për ndërgjegjen kolektive

Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres ka akuzuar Rusinë se po fyen ndërgjegjen kolektive me sulmion në Ukrainë. Sipas tij lufta nuk është zgjidhja por problemi. Gjatë diskutimit që kërkon tërheqjen e Moskës pa kushte, ambasadori rus akuzoi SHBA-të dhe aelatët se duan të çojnë botën në përballje ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës si një "fyerje" për "ndërgjegjen kolektive".

Në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Guterres tha se veprimet e Rusisë janë në shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar".

Në takimin e mbajtur një vit që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Asambleja po debatonte një mocion që kërkonin tërheqjen pa kushte të Rusisë nga sulmi ushtarak.

"Lufta nuk është zgjidhja. Lufta është problemi. Njerëzit në Ukrainë po vuajnë jashtëzakonisht shumë. Ukrainasit, rusët dhe njerëzit shumë më gjerë kanë nevojë për paqe."

Guterres evidentoi se retorika që ka shoqëruar sulmin e Rusisë në Ukrainë ka pasur edhe "kërcënime të nënkuptuara për të përdorur armë bërthamore". Sipas tij, është koha që aktorët e përfshirë të tërhiqen nga skenare të tilla.

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya tha se SHBA dhe aleatët janë përgatitur për ta zhytur gjithë botën në luftë. Në një adresim para publikut mbrëmjen e 22 shkurtit, një ditë para përvjetorit të nisjes së luftës, Presidenti ukrainas Zelenski ka përsëritur angazhimin për të siguruar mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vendin e tij përmes një "maratonë diplomatike".

Ai tha se do të ishte mirë nëse të gjithë partnered do të kuptonin se si shpejtësia e furnizimeve të mbrojtjes ndikon në sukseset konkrete në fushën e betejës."

Ai gjithashtu theksoi punën e vazhdueshme për të vujuar eksportet e grurit nga Ukraina dhe akuzoi Rusinë për minimin e sigurisë globale të ushqimit.

Ministria britanike e mbrojtjes ka deklaruar se ekziston një "mundësi reale" që Rusia po përgatitet për një tjetër ofensivë në qytetin lindor të Ukrainës, Vuhledar, në përvjetorin e nisjes së luftës, pasi qyteti Donetsk ka përjetuar përsëri bombardime të rënda.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në bilancin e luftimeve të 24 orëve të fundit tha se rreth 790 ushtarakë rusë janë vrarë ndërsa janë zmbrapsur rreth 90 sulme ruse në zonat e Kupyansk, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Shakhtarsk.