"Lutesha, nuk llogarisja dhimbjen" Këngëtarja tregon incidentin e tmerrshëm që i ndodhi në koncert
Këngëtarja, Vojsava Alia në emisionin "Jeto me Orën" në RV Ora tregoi një ndodhi që i ka ndodhur në një nga koncertet që ajo ka mbajtur.
Ajo tregoi se gjatë interpretimit në koncert dikush nga publiku e goditi pa dashje me bërryl dhe mikrofoni i ra mbi dhëmbë dhe ia krisi dhëmbin.
Ajo tha se "Nuk më ra në atë moment por më ra në fund të koncertit, më ra gjysma e dhëmbit. Lutesha vetëm të mos më binte nuk llogarisja dhimbjen".
Vojsava Alia: Çdoherë që kam ndinjë event doktoresha më shkruan dhe më pyet nëse kam thyer ndonjë dhëmbë kësaj radhe. Herën e parafundit kishte një pjesëmarrje shumë të madhe njerëzish dhe mua më pëlqen të jem një me publikun, më pëlqen të zbres poshtë dhe të rri me ta. Në një moment kur unë kisha mikrofonin në dorë dhe isha duke kënduar dikush pa dashje duke kërcyer më shtyn te pjesa e bërrylit dhe marr një goditje te dhëmbi me mikrofonin tim. Dhëmbi pësoi një krisje por për fat të mirë nuk më ra në atë moment por më ra në fund të koncertit, më ra gjysma e dhëmbit. Lutesha vetëm të mos më binte nuk llogarisja dhimbjen.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
