"Nuk e ndoqa Putinin"/ Zelensky i zënë pas armëve: Në atë orë po përballeshim me sulme në Kherson
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 22:44
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar se nuk ka e ka ndjekur fjalimin e homologut dhe njëherazi armikut të tij, Vladimir Putin.
“Nuk e pashë fjalimin e tij për faktin se pikërisht në atë kohë kishte sulme terroriste në Kherson”, tha ai, teksa shtoi se 21 persona u plagosën nga këto sulme dhe 6 të tjerë mbetën të vrarë.
Presidenti rus po mbante fjalimin e tij vjetor përpara Asamblesë Federale më herët, në të cilin ai njoftoi se Moska do të tërhiqej nga një traktat kyç bërthamor me SHBA-në.

