Starbucks lançon kafen me vaj ulliri në Itali
Rrjeti më i madh në botë i kafesë Starbucks thotë se po lançon një linjë pijesh me vaj ulliri në Itali.
Shefi ekzekutiv Howard Schultz thotë se vaji i ullirit "aroma e papritur, prej kadifeje, gjalpë... e përmirësoi kafenë dhe qëndron bukur në shije".
Starbucks është ndër bizneset kryesore amerikane që janë përballur me pengesa teksa janë përpjekur të zgjerohen në tregun italian të ushqimit dhe pijeve.
Starbucks aktualisht ka rreth 20 dyqane në vend.
"Tani, do të ketë njerëz që thonë, vaj ulliri në kafe? Por prova është në filxhan," tha zoti Schultz në faqen e internetit të kompanisë.
“Në më shumë se 40 vjet, nuk mund të kujtoj një moment në kohë ku të kem qenë më i emocionuar, më i entuziazmuar”, shtoi ai.
Firma planifikon të sjellë përzgjedhjen e pijeve të nxehta dhe të ftohta në dyqanet në Kaliforninë Jugore në SHBA këtë pranverë.
Mbretëria e Bashkuar, Lindja e Mesme dhe Japonia do të ndjekin gjithashtu këtë vit.

