11 qytetet më të shtrenjta dhe shqiptarët/ Gazetarë e ekonomistë rrëfejnë mundësitë për t'i vizituar
Një listë e Economist Intelligence Unit që u publikua të hënë renditi dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, duke zbuluar se si Singapori dhe Nju Jorku janë qytetet më të shtrenjta në botë.
Pikërisht kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku të ftuarit e radhës ishin moderatorja Vjosana Nozllaku, Flori Zavalani, Specialist Ekonomie dhe Katerina Hysenllari, gazetare dhe spikere e RTV ORA, diskutuan mbi mundësitë reale financiare që kanë të rinjtë shqiptarë në frekuentimin e këtyre vendeve.
Përveç Singaporit dhe New York-ut, qytetet e tjera më të shtrenjta në botë renditen Tel Avivi në Izrael, Hong Kongu në Kinë, Los Anxhelosi në SHBA, të cilët nuk ishin shumë prapa.
Ndërsa sa i përket qyteteve evropiane në listën e shtrenjtë ishin dy qytetet zviceriane Zyrihu dhe Gjeneva, respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.
