VIDEO/ Luizi i jep "leksione" Kristit si të puthë Keisin, nuk ndalojnë batutat: Prit të fiken dritat!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 20:46
Kristi dhe Keisi po afrohen me njëri-tjetrin çdo ditë edhe më shumë. Duket se flirtimet mes tyre nuk mungojnë në çdo moment të ditës.
Luizi, Kiara, Kristi dhe Keisi kanë kaluar momente të bukura dhe plot batuta së bashku.
Luizi ka nisur t’i japë ‘leksione’ Kristit se si ta puthë Keisin.
Teksa Kristi dhe Keisi po qëndronin bashkë në shtrat, Luizi nisi me ngacmimet e tij “pikante”. Ndonëse ishin në dhoma të ndryshme, Luizi thuajse shihte çdo lëvizje që bënte Kristi ndaj Keisit.
Ai i tha Kristit se nuk i shpëton asgjë, madje e këshillonte këtë të fundit sesi ta prekte Keisin.
Kristi nga ana tjetër, po i mbante “lojën” Luizit. Ai bënte sikur ngacmonte Keisin, ndërsa Luizi i tha me të qeshur që të presë sa të fiken dritat.

