VIDEO/ Surpriza e Kristit për Keisin: Më fale qetësi! Olta i kthehet dyshes: Mos bëni puçi-puçi!

Brenda shtëpisë duket se po krijohet një çift i ri.

Keisi dhe Kristi kanë pasur ngacmime prej ditësh. Mes dyshes nuk kanë munguar ledhatimet, përqafimet dhe prekjet.

Por sot Kristi ka zgjedhur të surprizojë Keisin duke shkuar së bashku në dhomën e surprizave për të kaluar kohë vetëm me njëri tjetrin.

Gjithçka mes tyre duket të jetë shumë romantike.

Kristi dhe Keisi do të jenë partnerë në shfaqjen “Pallati 176”.

Ata do të jenë në rolin e “Elsës dhe Fredit”. Olta i tha se ata nuk e realizojnë dot bashkë këtë aktrim sepse vihen në siklet nga njëri-tjetri.

Sipas saj është shumë e vështirë të aktrosh me të dashurin. Ajo i këshilloi ata ta kalonin këtë barrierë.

Kristi i dha të drejtë Oltës. Por ai tha se në momentin që hyn në skenë, është komplet ndryshe dhe futet direkt në rol, ndërsa në prova nuk e sheh veten të përqëndruar.