“Je femra më joshëse dua të martohem me ty” Reperi "harron" Semi Jaupajn, i bën dedikim live moderatores
Reperi Ron Zaiti, i cili është përfolur gjatë për lidhjen me këngëtaren Semi Jaupaj dhe për prishen e marrëdhënies me Dafina Zeqirin, së fundmi ka qenë i ftuar në limuzinën e 'Glamour Zone', ne një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku.
Gjatë bisedës së tyre, Roni i ka bërë disa dedikime të veçanta moderatores, duke lënë të kuptohet se e ka harruar përfundimisht ish të dashurën Semi Jaupaj.
Ester Bylyku: Sipas teje, cila nga vajzat e shoë bizit shqiptar është më joshësja?
Ron Zaiti: Ester Bylyku, dua të ngre një dolli për të. Madje nëse do kem mundësi, do martohesha me ty.
Në vijim të intervistës Roni iu kundërpërgjigj Semit e cila e akuzoi disa javë më parë se ai ka fshirë këngën e tyre nga YouTube pa i dhënë asnjë shpjegim.
Reperi tha se vendimi për fshirjen e këngës ka qenë i Dafina Zeqirit e cila është drejtuesja e shtëpisë muzikore 'Moneyz Music', me të cilën ai kishte një bashkëpunim.