"Karnavalet" rikthehet pas 45-së vitesh në TKOB

"Karnavalet" rikthehet pas 45-së vitesh në TKOB.

Ivana Hoxha, mezzosoprano dhe Armando Likaj, bariton në emisionin "Jeto me Orën" folën reth mbajtjes së kësaj shfaqje.

Ivana tha se një rol të madh në realizimin e këtij projekti artistik ka luajtur dhe Inva Mula.

Ivana Hoxha: Autori, regjisori që  e ka vënë në skenë i ka dhënë notat e ironikes dhe të reales. Kishte batuta pa fund, ishte një energji që e shijuam me njëri tjetrin. Përgjegjësia për të bërë gjënë si duhet ishte prezente. Marrëdhënia me Inva Mulën ishte shumë e rëndësishme.

Amaldo thotë se "Çdo personazhi i është gjetur ndonjë pjesë që ka mbetur dhe në zhargonin tonë të përditshëm".

Armando Likaj: Ishte pak e vështirë të përshtasje dialektin dhe ta bësh rolin tëndin. Nga fryma e mirë që u krijua gjatë provave ia dolëm si duhet. Patëm një energji të përsosur në prova. Çdo personazhi i është gjetur ndonjë pjesë që ka mbetur dhe në zhargonin tonë të përditshëm.