Meta: Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë te qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2023, 13:23
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se partia e tij do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë dhe se në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Ai shton se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve.
Meta: Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve. Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve tanë. Ne do të jemi mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor.
