Ramçaj: PD-ja sot në situatë të vështirë, pa votat e emigrantëve vështirë se fiton ndaj Ramës

Kreu i ri i grupimit "Dhjetor '90" Ajet Ramçaj i ftuar në Ora News deklaroi se PD-ja sot 25 vite pas themelimit të këtij grupimi është në opozitë dhe në një situatë shumë të vështirë.

Madje sipas tij edhe nëse do të merren dhe votat e emigrantëve, nuk do të sigurohet një fitore kundër qeverisë së Edi Ramës.

"PD e gjen në opozitë. Situata është shumë e vështirë, gati si në '90-'91. Ndoshta dhe më keq, se po ikin për çdo ditë. Vendi po boshatiset. Nëqoftëse nuk do të mblidhen emigrantët këtu është shumë e vështirë për tu bërë numri për të fituar kundër Edi Ramës. Kjo për faj të qeverisjes 10 vjeçare të Edi Ramës.

Në fakt bëmë një opozitë butake sa ishte Basha kryetar i PD-së. Ishte një kohë e humbur, aksionet politike të Bashës dështuan. Për 8 vjet njohu vetëm humbje dhe PD-ja shkoi vetëm poshtë. Rithemelimi dhe foltorja zgjuan demokratët," tha ai.