VIDEO/ E nis ditën në lot, Luizi e mbyll me nerva, i kthehet keq Kiarës: Mos ndërhyj më kur jam duke folur
Mëngjesi nuk ka nisur mirë për Luizin. ‘Lui’ siç thirret me përkëdheli nga Kiara, ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr.
Teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë. Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë (komentuesit thonë nënën).
View this post on Instagram
Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Lui nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit e zemrës.
Dhe tek keta te fundit, gjërat së fundmi nuk po shkojnë dhe aq mirë mes Kiarës dhe Luizit. Vetëm së fundmi këngëtari është acaruar me partneren e tij.
Ai i ka kërkuar që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë. Kjo nuk është pritur mirë nga Kiara.
Luizi: Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq.
Kiara: Okay, mirupafshim.
