Humbi garën gjatë lojës me litar, Luizi nuk përmbahet, fajëson Ermionën
Sfidat në "Big Brother" janë të herëpashershme.
Kësaj here banorët janë ndarë në dy grupe grupi i Oltës dhe ai i Luizit.
Ermiona e cila ishte pjesë e grupit të Luizit hoqi litarin, ndaj dhe u grupi i Luizit u skualifikua nga gara.
Në zarf thuhej se tashmë avantazhi në lojë i përket Oltës. Pas kësaj Luizi u përplas me Ermionën për faktin se Olta sipas tij do të ketë të drejtë ta çojë në nominim dhe se për këtë do të zgjidhte: Luzin, Kiarën dhe Maestron.
“Olta të shtunën ka të drejtë të çojë në nominim kë të do ajo dhe çon në nominim Maestron, Luizin dhe Kiarën. Dhe për çka se do ta lirosh rripin ti. Dhe për këtë ta tregoj ty. Të ndodhi kjo dhe shihe ti”, i tha Luizi, Ermionës.
Ndërkohë Ermiona ia ktheu: Nuk e kuptova. Dhe të çon në nominim? Po kush të heq ty o Luiz.? Nuk e heq njëri Luizin.

