Kirurgu, Genti Zika tregon cilat janë ndërhyrjet estetike më të kërkuara në Shqipëri e botë

Genti Zika mjek kirurg në një intervistë në emsisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth pasionit që ka për këtë profesion, punës së bërë ndër vite.

Për të është gjë e mirë ti gjendesh njerëzve pranë në momentet kur kanë nevojë.

Genti Zika: Është gjë e mirë ti gjendesh njerëzve pranë. Ndihesh mirë kur njerëzit të vlerësojnë për punën. Është profesion i vështirë, ka sfidat e veta, ke një jetë jo shumë private se tashmë telefoni të gje gjithandej. Kjo të privon nga jeta private. Përballja me realitetin është e ashpër. Me kalimin e viteve fillon të përmirësohet çdo gjë dhe ti fillon të bëhesh më profesionist.

Mbeten në memorje më gjatë sukeset apo humbjet?

Genti Zika: Padyshim që humbjet. Jan ëgjithmonë ata që ngelen dhe i ke gjithë jetën me vete. Është ajo që të zgjon. Kur punon në sallën kirurgjikale kur të ndodh një gjë të ul kokën dhe kjo të mban me këmbë në tokë.

A e ka ndryshuar salla konceptin për jetën?

Genti Zika: Unë kam parimet e mia dhe mjekësia nuk ka lidhje me personin që jam. Është i ndarë Genti nga mjeku. Ky profesion të behet pjesë e jetës por mundohem që ti ndaj këto gjëra.

Sa e rëndësishme është lidhja që krijon mjeku me pacioentin?

Genti Zika: Është shumë e rëndësishme se pacienti duhet ti besojë mjekut dhe të ketë bashkëpunim. Nëse nuk krijohet lidhja me pacientin nuk mudn të shkojë si duhet.

Sa i takon ndërhyrjeve estetike cilat janë më të kërkuarat?

Genti Zika: Në botë janë operacionet e gjoksit kurse në shqipëri mbizotërojnë interventet e rinoplastikës, heqjes së dhjamir. Në përgjithësi vajzat kërkojnë më shumë operacione kirurgjikale estetike por dhe numri i meshkujve është rritur.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.