VIDEO/ 5-vjeçarja përfundon me 50 qepje në fytyrë, qafë e shpatull pasi e sulmoi qeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 07:13

Me 50 qepje në fytyrë, qafë dhe shpatulla, një vajzë 5-vjeçare përfundoi në spital pasi u sulmua ashpër nga një qen në Florida, SHBA .
Sipas babait të 5-vjeçarit, gjithçka ka ndodhur kur gruaja e tij dhe fëmija kanë qenë duke ecur në një park në qytetin Fort Lauderdale të premten dhe pronari i qenit i ka ftuar të përkëdhelin shokun me katër këmbë.
"Më pas vajza ime shkoi tek ai dhe e përkëdheli kur papritur qeni u kthye dhe e kafshoi në fytyrë”, tha babai i 5-vjeçares.
“Gruaja ime u përpoq ta largonte qenin qaforja u thye. Më pas qeni sulmoi sërish më egërsisht gruan time pasi po i bërtiiste pronarit të kafshës që ta ndalonte”, vijoi babai i 5-vjeçares.
