Zgjedhjet rajonale në Itali, pjesëmarrje e ulët/ Votimet konfirmojnë qeverisjen e Melonit
Më datat 12-13 shkurt u zhvilluan në Itali zgjedhjet rajonale për Guvernatorët e rinj në dy rajone kryesore të vendit; Lazio ku është pozicionuar kryeqyteti Roma, dhe në Lombardi me kryeqëndët Milanon, metropoli i jetës ekonomike e financiare italiane.
Këto zgjedhje ishin prova e parë e qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit, që përkoi me 100 ditët e para të qeverisë së saj duke kofirmuar votën e 25 shtatorit.
Qendra e djathtë italiane fitoi thellë si në Lazio e Lombardi me mbi 50% të votës së italianëve.
Në Lombardi u rikonfirmua për herë të dytë Guvernatori Atilio Fontana i Partisë Lidhja të Matteo Salvinit me mbi 54 % të votave, e në Lazio Francesco Roça i zgjedhuri nga Giorgia Meloni e ish-Kryetar i Kryqit të Kuq Italian me mbi 53% të votave.
Zgjedhjet rajonale të 12-13 shkurtit shënuan një pjesëmarrje mjaft të ulët në votime me rreth 37% në Lazio, dhe 40% në Lombardi e forcuan akoma më shumë krizën e thellë që po kalon e majta italiane e Partia Demokratike e cila vazhdohet nga një kreytar i dorëhequr Enrico Letta e është në pritje për organizimin e Asamblesë Kombëtare e zgjdhjet aprtiake që do mund t'i japin kësaj force politike një lider të ri.
Të humbur në këto zgjedhje kanë dalë dhe votuesit e Lëvizjes 5 Yje me një përqindje votash rreth 10% e shumë pikë më pak se zgjedhjet e 2018.
Kryeministrja e ekzekutivi i djathtë italianë shprehen të kënaqur nga kjo fitore.
“Një rezultat i rëndësishëm e kuptimplotë që konsolidon kompaktësinë e qëndrës së djathtë e përforcon punën e qeverisë”, ka deklaruar Giorga Meloni.
Ndërkohë, ekspertë e analistë të politikës italiane shprehen të shqetësuar mbi pjesëmarrjen e ulët në votime me mungesën e 63 % të votuesve në Lazio e rreth 60% në Lombardi.
Mungesë që sipas tyre mund të vërë në rrezik demokracinë.

