Policia ka rrethuar parlamentin për një makinë 'të dyshimtë'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 16:21
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në kryeqytetin zviceran, Bernë.
Policia rrethoi ndërtesën e parlamentit federal dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë larg zonës dhe rrugëve përreth.
Sipas gazetës Neue Zuercher Zeitung, zona u rrethua për shkak të pranisë së një burri të dyshimtë dhe një makine në sheshin Bundesplatz.
