Një burrë vodhi 200,000 vezë çokollatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 21:24
Një burrë është akuzuar për vjedhjen e 200,000 vezëve me çokollatë pasi një kamion që përmbante ëmbëlsirat ishte vjedhur.
Një vjedhje unike ka ndodhur në Angli dhe më konkretisht në Birmingham pasi një burrë akuzohet se ka vjedhur një kamion me 200 mijë vezë çokollate.
Joby Pool, 32 vjeç, u arrestua në lidhje me incidentin e 11 shkurtit, i cili përfshinte grabitje me vlerë rreth 46,000 € , tha Policia e West Mercia. Në një seri postimesh në Twitter, policia tha se vjedhja ndodhi në Stafford Park në Telford, Shropshire.
UPDATE | West Mercia Police has helped save Easter for Crème Egg fans after almost 200,000 of the chocolate treats were stolen from a unit in Stafford Park in Telford.
— West Mercia Police (@WMerciaPolice) February 13, 2023
1/3 pic.twitter.com/N2vr2iUbMo
