NATO s'ka avionë për Ukrainën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, premtuan se sëbashku me partnerët do ofrojnë më tepër ndihmë për Kievin, por momentalisht dërgimi e avionëve luftarakë nuk përfshihet.
"Çështja e avionëve nuk është më urgjentja tani, por është një diskutim i vazhdueshëm. Ne kemi konsultime të vazhdueshme mes aleatëve mbi llojet e sistemeve që aleatët duhet t'i japin Ukrainës. Lloji i mbështetjes që i ofrojmë Ukrainës ka ndryshuar dhe evoluar me kalimin e kohës, dhe do të vazhdojë të ndryshojë dhe të evoluojë", tha Stoltenberg.
Të paktën 6,000 fëmijë ukrainas mbahen në Rusi për 'riedukim'
14 Shkurt, 19:24
Po ashtu edhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se do të rrisë prodhimin e municioneve, tankeve dhe automjeteve të blinduara, por Gjermania nuk do angazhohet në dërgimin e avionëve modernë luftarakë.
"Mendoj se të gjithë e kuptojnë se çështja e mbrojtjes ajrore dhe furnizimi me municione janë shumë më të rëndësishme për momentin sesa diskutimi për avionët luftarakë. Vetëm trajnimi për t'i përdorur ato zgjat disa muaj, pa përmendur nevojën e zhvillimit të aftësive për vendosjen e sistemeve të armëve".
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u takuan të martën e 14 shkurtit në Bruksel.
Deri tani aleanca ka ofruar 50 miliardë dollarë ndihma ushtarake, por presidenti,Volodymir Zelensky, kërkon furnizime me avionë luftarakë, si e vetmja mundësi për ta mposhtur Kievin.

