Talibanët afganë ndalojnë ditën e Shën Valentinit: "I përket të pafeve"

Policia morale e talebanëve në Afganistan ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit.

Kjo është një festë që nuk është festuar asnjëherë gjerësisht në këtë vend, ndonëse vitet e fundit disa afganë që jetojnë nëpër qytete kanë nisur ta festojnë ditën e të dashuruarve duke blerë lule.

Rezultati është se në rrugën e njohur të Luleve në Kabul, shumë pak klientë frekuentojnë ato pak dyqane që vazhdojnë të shfaqin lule dhe kurora në formë zemre. Talibanët shpjeguan se Dita e Shën Valentinit "nuk është islamike dhe nuk është pjesë e kulturës afgane, por është një ditë për të pafetë".

Një korrespondent i AFP tha se zyrtarët nga ministria në fjalë kishin patrulluar zonën e Rrugës së Luleve, të veshur me uniformat e tyre