Exit pollet për zgjedhjet në Itali: Fiton qendra e djathtë, Rocca dhe Fontana kryesojnë në Lazio dhe Lombardi
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 16:35
Dalin exit pollet e para për zgjedhjet rajonale në dy rajone të rëndësishme italiane. Në Lazio e Lombardi fiton mbi 50% Qëndra e Djathtë.
Në Lazio Francesco Rocca kryeson me 52% të votave, në Lombardi udhëheq Attilio Fontana me 54.7% të votave.
Konfirmohet kështu vota politike e 25 shtatorit.
Votimet u mbyllën më ora 15.00.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Brendshme, në orën 15.00 kishin votuar 41.8% e votuesve me të drejtë vote.
"Është një sukses i qendrës së djathtë, shumë i qëndrueshëm në Lacio por edhe në Lombardi. Është një votëbesimi ndaj qeverisë së qendrës së djathtë, ndaj jemi të kënaqur", tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

