Rusia intensifikon luftimet, Moska kërkon pushtime të reja në prag të një vjetorit të nisjes së sulmit
Shtetet e Bashkura të Amerikës u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë drejt Rusisë. Deklaratat vijnë pas lajmeve për arrestime me akuza për spiunazh, që sipas Amerikës janë të padrejta. Ndërkaq luftimet në Ukrainë janë intensifikuar, kur për 10 ditë bëhet një vit nga nisja e sulmit.
Kur na ndajnë 10 ditë nga përvjetori i nisjes së sulmit rus mbi ukrainë, Moska ka intensifikuar sulmet. Në Bakhmu shpërthimet e granatave dhe predhave dëgjohen në çdo moment, ndërsa forcat e Ukrainës deklarojnë se kanë mungesa në armatime.
Megjithatë rezistenca është e fortë, ndërsa ushtarakët shtojnë se janë mësuar të reagojnë duke harxhuar më pak municione.
Agresorët kanë arritur të marrin rrugët kryesore, por Kievi ka vendosur të mos lejojë përparimin.
Tashmë dhe Kievi ka rritur presionin, ndërsa SHBA-të kanë deklaruar se shtetas amerikane janë ndaluar me akuza të pa vërteta. Për këtë situatë ambasada u ka kërkuar që të mos udhëtohet drejt Rusisë.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada e SHBA-së në Moskë.
"Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara". “Mos udhëtoni në Rusi”, thuhet në deklaratë.
Ndërkaq prej disa ditësh presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nisi dhe një tur takimesh në Evropë, për të kërkuar mbështetje me armatime por dhe përshpejtimin e procedurave të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ka qenë data 24 shkurt e vitit të shkuar kur ushtria e Rusisë sulmoi Ukrainën e prej asaj kohe beteja ka vijuar pa ndalim.