Një 12-vjeçar nxirret i gjatë nga rrënojat, 182 orë pas tërmetit shkatërrimtar
Një 12-vjeçar i quajtur Kaan u shpëtua pasi qëndroi nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti për 182 orë në Antioki, provincën Hatay.
Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror turk Trt.
Autoritetet turke kanë lëshuar më shumë se 100 urdhër-arreste për ndërtesat e shembura, mes paralajmërimeve se numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë mund të dyfishohet nga numri aktual prej 33,000.
Media shtetërore raportoi se të paktën 12 persona ishin në paraburgim, duke përfshirë kontraktorë, arkitektë dhe inxhinierë të lidhur me disa prej dhjetëra mijëra ndërtesave të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë në tërmetet e së hënës me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë.
Situata në Sirinë veri-perëndimore të goditur, tashmë të shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës civile, është gjithnjë e më e dëshpëruar, tha OKB, duke denoncuar një dështim ndërkombëtar për të dërguar ndihma humanitare atje ku ishte më e nevojshme.
