“Përplasen” anijet filipinase e kineze

Pekini zyrtar është përfshirë në replika me autoritetet e Manilës. Shkak u bë incidenti i anijeve në ujërat territoriale që pretendohen nga dy vendet.

Autoritetet në Manaila akuzojnë Pekinin për agresion.

Gjithçka nisi kur një anije kineze drejtoi lazer ushtarak drejt ekuipazhit filipinas në ujërat e kontestuara të Kinës Jugore. Sipas raporteve nga Filipinet, anija bëri manovra të rrezikshme duke iu afruar 137 metra anijes se tyre.

Po ashtu bllokimi i qëllimshëm i anijeve së qeverisë filipinase për të ofruar ushqime dhe furnizime për personelin ushtarak u raportua si shkelje e sovranitetit ne territorin të Detit të Filipineve Perëndimore.

Por Ministria e Jashtme e Kinës tha se akuzon Manilen per shkelje te territorit.  Kështu u shpreh zëdhëndësi ëang ëenbin pa specifikuar veprimet e palës kineze.

“Anija e policisë detare kineze mbrojti sovranitetin dhe rendin detar të Kinës në përputhje me ligjin e brendshëm dhe ate ndërkombëtar”.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 6 shkurt pranë Ayungin Shoal, i njohur gjithashtu si Second Thomas Shoal, në rrjetin e Ishujve Spratly, të njohur në Kinë si Ishujt Nansha.

Kina pretendon "sovranitet të padiskutueshëm" mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore prej 1.3 milion milje katrorë, si dhe mbi shumicën e ishujve brenda tij.

Kjo përfshin Spratlys, një arkipelag i përbërë nga 100 ishuj të vegjël dhe shkëmbinj nënujorë të pretenduar pjesërisht nga Filipinet, Malajzia, Brunei dhe Tajvani.

Incidenti erdhi vetëm disa ditë pasi Manila, e cila ka një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes me Uashingtonin, njoftoi planet për të lejuar hyrjen e ushtrisë amerikane në më shumë baza te vendit.