Sherr mes dy shokëve adoleshentë në Itali, njëri godet tjetrin me lopatë kokës në shkollë

Një  17-vjeçar u shtrua në spital pasi u godit me lopatë në kokë nga një shok shkolle.

Sulmi i dhunshëm ndodhi gjatë pushimit në një institucion në Pula (Cagliari). 

Prindërit e viktimës kanë treguar gjithçka për karabinierët e qytetit dhe tani do të vendosin me një avokat  si do të veprohet.

Dëshmitarët, sipas rrëfimit të Unione Sardës, thonë se djali është goditur katër herë nga shoku i tij, gjithashtu i mitur dhe se ndodhet në gjendje të rëndë. 

“Kërkojmë shkollën që të marrë masa – thotë babai i të plagosurit. Djali im nuk kishte debatuar me sulmuesin. Nuk kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre. Dimë që prindërve të atij djalit iu kërkua që të mos e dërgojne më në shkollë, por ne do të donim siguri sepse të gjithë nxënësit tani jetojnë me frikë”. 

Djali u dërgua me urgjencë në Poliklinikën e Cagliarit me një ambulancë ku u konstatuan prerje te thella në kokë.