Protesta, Boçi: Shqiptarët duan ndryshimin! Gati të mbështesin PD në 14 maj

Nënkryetari i PD-së dhe kandidat në zgjdhjet e 14 majit për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka falënderuar qytetarët shqiptarë që protestuan sot para Kryeministrisë kundër një regjimi që po bën gjithçka ta shpërbëjë këtë vend.

Sot, thekson Boçi, mesazhi ishte i fortë:Shqiptarët duan ndryshimin dhe nuk pranojnë të nënshtrohen!

"Faleminderit me zemër! Sot shqiptarët iu përgjigjën masivisht ftesës së Partisë Demokratike për të reaguar dhe protestuar fort ndaj një regjimi që po bën gjithçka ta shpërbëjë këtë vend!

Sot mesazhi ishte i fortë:Shqiptarët duan ndryshimin! Shqiptarët nuk pranojnë të nënshtrohen! Shqiptarët janë gati të bëjnë hapin e madh për të mbështetur alternativën e Partisë Demokratike në 14 maj! Për ndryshimin ja vlen çdo sakrificë", shprehet Luçiano Boçi.