Fikën dritat e gjysmës së qytetit, shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-spanjoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 20:15
Grupi ra në sy pasi për shkak të pajisjeve që përdornin kishin lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit.
Gjashtë persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge.
Operacioni është zhvilluar në Espluga Calba dhe mësohet se gjatë tij janë sekuestruar 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuana.
Ata kishin montuar shtatë impiante të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë.
