Shefi i EULEX-it takon ryrtarët serb, temë diskutimi Kosova

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter ka njoftuar është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me nënkryetarin Igor Simiq.

Wigemark bën me dije se me Rakiq dhe Simiq ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Wigemark e ka cilësuar këtë takim si një "takim i mirë".

Ai ka njoftuar se "EULEX-i konfirmoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë".

“Takimi i mirë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin, Igor Simiq, në Mitrovicë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. EULEX-i konfirmoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai.