VIDEO/ Debuteti serb kapet duke parë video porno në Kuvend gjatë diskutimit për Kosovën
Një deputet serb ka dhënë dorëheqjen pasi u filmua duke parë pornografi gjatë një debati parlamentar.
Zvonimir Stević, 65 vjeç, një politikan veteran i përfshirë prej kohësh në diplomacinë serbo-kosovare, u kap duke parë pornografi në telefonin e tij gjatë një diskutimi mbi lidhjet e Serbisë me Kosovën.
Ligjvënësit po takoheshin për të biseduar përmes lidhjeve ndërmjet kombeve që do të ndikonin në aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në BE.
Stević, vetë i diplomuar në drejtësi dhe kryetar i Komisionit për Kosovën, u shfaq më i interesuar për të parë një video masazhi pornografik në prehrin e tij.
Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Serbisë, i kërkoi deputetit të japë dorëheqjen dhe tha: “Kudo që të paraqitesh, çfarëdo që të thuash, do të jesh gjithmonë deputet pornosh”, citon Daily Mail.