Meta: Rama s'është më kryeministër, nesër shqiptarët vendosin për dinjitetin e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kundër pluralizmit dhe demokracisë në vend.

Nesër, thekson Meta, Shqipëria dhe shqiptarët vendosin për dinjitetin e tyre”, shprehet Meta.

Gjithashtu ai shprehet se Rama duhet të përballet me drejtësinë për grabitjen masive financiare që u ka bërë qytetarëve.

"Edi Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve, por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare ndaj qytetarëve shqiptarë", u shpreh kreu i PL-së, Ilir Meta.