“Para për PPP dhe jo për shëndetësinë”, FRPD: Kryeministrin jeton në luks me paratë e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2023, 16:13
Të rinjtë e FRPD kanë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë se keqqeverisja po largon edhe më shumë mjekët dhe infermierët në vend.
Sipas tyre qeveria mbush xhepat e vet, duke i shkaktuar pasoja të mëdha sistemit të shëndetësisë në Shqipëri.
"Po ikin të gjithë rrugëve të botës. Sot kemi një kryeministër kandidat për burgun se ka korruptuar kupolën drejtuese të FBI-së, por qeveria e Shqipërisë nuk ka lekë për të blerë pajisje për pacientët në QSUT."
