Nesho citon Metën: E ka thënë ish presidenti 'protesta varet nga kokëfortësia e Ramës, sa e mban me thonjë pushtetin

Nënkryetari i PL, Agim Nesho në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me protestën që do të organizohet ditën e nesërme nga ana e opozitës.

Sipas Neshos "Protesta duhet të jetë historike".

Agim Nesho: Protesta duhet të jetë historike pasi ka një serë ndodhish të njëpasnjëshme. Skandali McGoingal ishte më i madhi. Njerëzit protestojnë në Francë për rritjen 10 cent të karburantit, ne në Shqipëri po e shikojmë që kjo qeveri në mënyrë skizofenike e lidhur me korrupsionin po e çon vendin në katastrofë, po humbin gjërat që kanë fituar në 30 vite. Po humbim të drejta nga të cilat jo vetëm ne por dhe brezat e ardhshëm do të vuajnë.

"Situata jo është kritike e ka arritur pikën e vlimit por është ajo që ka thënë ish presidenti Meta "kushtet se sa do të zgjasë kjo protestë varet nga kokëfortësia e Ramës, sa po e mban me thonjë këtë pushtet një njeri që nga dita në ditë është i diskretuar. Nesër opozita proteston se ky popull i ka të gjitha mundësitë për të mos qëndruar në robëri."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.