"Shqiptarët i besojnë Berishës" Strazimiri: Nesër në shesh si vetëmbrojtje nga Rama, fillimi i një serie aktesh

Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme 11 shkurt.

Strazimiri tha se "11 shkurti është fillimi i një serie aktesh vetëmbrojtej që kjo shoqeri duhet të bëjë kundër kësaj qeverie".

Gent Strazimiri: Është një protestë që është thirrje për vetëmbrojtje ndaj kësaj qeverie. Duhet të vetëmbrohemi. Duhet t'i japim fund kësaj maskarade që po ndodh prej 10 vitesh. 11 shkurti është fillimi i një serie aktesh vetëmbrojtej që kjo shoqeri duhet të bëjë kundër kësaj qeverie. Fillon nesër dhe nuk do të ndalet derisa kjo qeveri ta ndjejë  veten të sigurtë kundër kësaj qeverie. Do të jetë në mënyrë të vazhdueshme derisa kjo shoqeri të ndihet e sigurtë. Ne nuk kemi zhvilluar protesta të dhunshme. Nuk është planifikuar asgjë e dhunshme.

"Unë prej bandës që është kthyer në parti shtet pres gjithçka. Thirrja ime është që për secilin që të jetë nesër në shesh të mos provokohet. Shqiptarët i besojnë Berishës, mbështetje me votë e protestë", tha ai.